Mount ia siguron Chelseat fitoren e katërt radhazi

  • A.P /
  • 16 October 2022 - 16:59
Mount ia siguron Chelseat fitoren e katërt radhazi

Chelsea ka regjistruar edhe fitoren e katërt radhazi në Premierligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të, skuadra e drejtuar nga Graham Potter fitoi në udhëtim kundër Aston Villas 

Ndeshja e zhvilluar në “Villa Park” përfundoi me rezultatin 0:2.

Mason Mount shkëlqeu të “Blutë” duke shënuar të dy golat e fitores.

Reprezentuesi anglez shënoi në minutat 6 dhe 65.

Chelsea pas kësaj fitore ka 19 pikë dhe është në pozitën e katërt në tabelë, kurse Aston Villa ndodhet në pozitën e 16-të me 9 pikë.


(Kosova Sot Online)