Greenwoodit i vazhdohet paraburgimi

  • A.P /
  • 17 October 2022 - 16:26
Greenwoodit i vazhdohet paraburgimi

Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood do të mbahet në paraburgim deri më 21 nëntor pasi u paraqit sot në gjykatë për t’u përballur me akuzat për tentativë përdhunimi dhe sulm.

21-vjeçari nuk ka luajtur për Man Utd që kur u pezullua në janar pasi ish-e dashura e tij publikoi disa pamje të dhunës fizike e psiqike që Greenwood kishte ushtruar në të

Greenwood kishte qenë i liruar me kusht, por së fundmi u ri-arrestua pasi kishte thyer kushtet e lirimit me kusht dhe duket se ai tani duhet të kalojë më shumë kohë prapa grilave.

Greenwood ishte dukur një lojtar i ri premtues kur hyri për herë të parë në ekipin e United, por është e vështirë të imagjinohet se ai tani ka ndonjë të ardhme në Old Trafford ose në futboll në përgjithësi.

Sipas BBC News, tentativa e përdhunimit të Greenwood pretendohet të ketë ndodhur më 21 tetor, lëndimi trupor në dhjetor 2021, ndërsa sjellja e supozuar kontrolluese dhe shtrënguese lidhet me një periudhë midis nëntorit 2018 dhe tetorit 2022. 


(Kosova Sot Online)