Zbulohet rroga e majme e Armando Brojës te Chelesa

  • S.A /
  • 18 October 2022 - 12:21
Zbulohet rroga e majme e Armando Brojës te Chelesa

Armando Broja po vazhdon me përpjekjet për ta realizuar ëndrrën e tij që të bëhet një futbollist protagonist te Chelsea përkundër konkurrencës së fortë që e ka në fazën e sulmit sidomos nga Aubameyang, Havertz dhe Sterling. Por, sulmuesi shqiptar po e pret çdo shans për ta fituar besimin e trajnerit Graham Potter.

22-vjeçari i Kombëtares shqiptare ishte i huazuar për një vit te Southampton ku pati paraqitje fantastike, me të cilat e detyroi Chelsean ta kthej në skuadër dhe të mos e shes kartonin e tij për asnjë çmim te shumë klube të mëdha që kishin shprehur interesim për Brojën.

Madje, klubi londinez kishte vendosur t’ia ofrojë një pagë mjaft të mirë Brojës. Sipas Forbes dhe Business Insight, 22 vjeçari i përfiton rreth 1.5 milionë euro neto në sezon nga Chelsea.  

Kjo është vetëm paga e Brojës, i cili sigurisht se përfiton edhe më shumë se kaq përmes reklamave dhe sponsorëve të ndryshëm.

Javë më parë Chelsea e vazhdoi kontratën me Armando Brojën edhe për gjashtë vjet. Me këtë kontratë të fundit, sulmuesi do të qëndrojë në Stamford Bridge të paktën deri në vitin 2028.

(Kosova Sot Online )