Drita – Prishtina, derbi i mesjavës

  • S.A /
  • 19 October 2022 - 09:03
Drita – Prishtina, derbi i mesjavës

Superliga e futbollit rikthehet këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të.

Dueli kryesor do të luhet sot në Gjilan.

Drita do t’i bëjë gosti Prishtinës në një ndeshje që pritet të sjell emocione dhe kualitet.

“Intelektualët” nuk dinë se çka është humbja këtë edicion, duke i regjistruar 8 fitore e 3 barazime.

Lideri i ligës elitare synon ta ruajë pamposhtmërinë duke i mbajtur në shtëpi të tria pikët.

Na ana tjetër, kryeqytetasit e kanë marrë rrugën drejt Gjilanit për të nxjerrë pikë atje.

Momentalisht, Bardhekaltrit i kanë 4 fitore, 3 barazime e 3 humbje dhe pozicionohen në vendin e katërt.

Sot do të luhet edhe një ndeshje e kësaj xhiroje, ajo ndërmjet Ferizajt dhe Malishevës.

Këto ekipe i zënë pozitat e fundit në tabelë dhe fitorja për to është e domosdoshme.

E nesër do të luhen edhe dy ndeshje të xhiros së 12-të.

Image

(Kosova Sot Online )