Ja sa është paga e Armando Brojës tek Chelsea

  • S.A /
  • 19 October 2022 - 10:23
Ja sa është paga e Armando Brojës tek Chelsea

Në muajin shtator, Armando Broja rinovojë kontratën me Chelsean, duke e zgjatur qëndrimin e tij në “Stamford Bridge” deri në vitin 2028. Kontrata e vjetër e sulmuesi shqiptar skadonte në vitin 2026, por bashkëpronari i klubit londinez, Todd Boehly vendosi që t’ia vazhdonte edhe për dy vite të tjera. Por, sa është paga sezonale që Broja e fiton te Chelsea? Duke qenë një sulmues i së ardhmes, reprezentuesi i Shqipërisë fiton afro 46 mijë euro në javë. Në kontratën e parafundit, Broja fitonte afër 10 mijë euro në javë, që është tani një rritje e ndjeshme e pagës së tij.

Në fund të edicionit, sulmuesit kuqezi i bije të merr afro 2.5 milionë euro, duke mos llogaritur pjesën e marketingut dhe bonuset shtesë.

Reklama

Kjo pagë padyshim se i jep motiv 21-vjeçarit që të ketë paraqitje të forta, derisa në verën e këtij viti, West Ham United ishte i gatshëm të paguante 35 milionë euro për kartonin e tij, por Chelsea nuk e shiti.

(Kosova Sot Online )