
Lexoni edhe:
Korrupsioni në Kosovë, rreth 900 persona të akuzuar, veç 29 të dënuar
Drejtori i futbollit në Manchester United, John Murtough ka insistuar se “Djajtë e Kuq” nuk do të bëjnë përforcime në afatin kalimtar të janarit. United i shpenzoi 227 milionë funte gjatë verës për ta përforcuar ekipin e Erik ten Hag, ndërsa drejtori siguron se nuk do të bëhen përforcime për pjesën e dytë të sezonit.
“Ne gjithmonë e kemi thënë se për ta ndërtuar një ekip nevojitet më shumë se një afat kalimtar. Prandaj, ne jemi duke punuar me trajnerin Erik për hapat e radhës në atë proces, me fokus në verën tjetër e tutje”, deklaroi ai për “The Telegraph”.
Korrupsioni në Kosovë, rreth 900 persona të akuzuar, veç 29 të dënuarLexoni edhe:
“Gjithashtu, e rëndësishme është të pranohet se investimet duhet të jenë gjithmonë të qëndrueshme, që nënkupton se ato që i kemi shpenzuar në lojtarë, duhet të mbështeten nga të ardhurat për një kohë afatgjate”, përfundoi Murtough.
Përkundër përforcimeve në afatin kalimtar të verës, Man Utd nuk e kanë nisur dhe aq mirë sezonin e ri.
(Kosova Sot Online )