Sonte zhvillohet finalja e madhe mes Bashkimit dhe Flamurtarit

  • S.A /
  • 27 October 2022 - 14:16
Sonte zhvillohet finalja e madhe mes Bashkimit dhe Flamurtarit

Sonte zhvillohet finalja e madhe mes Flamurtarit të Vlorës dhe Bashkimit të Prizrenit.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 .  Skuadra vlonjate në gjysmëfinale mundi Partizanin 67:60, kurse Bashkimi shënoi fitore ndaj Penzës 70:69. Kjo është hera e parë që Superkupa Mbarëkombëtare mbahet në Kosovë, përkatësisht në qytetin e bukur dhe historik të Prizrenit. Në edicionin e kaluar ishte mbajtur në Vlorë, ku kishte triumfuar Penza e Pejës.

Flamurtari është kampion në Shqipëri, ndërsa Bashkimi fitues i Kupës dhe Superkupës së Kosovës. Të dy skuadrat synojnë trofeun e çmuar të Superkupës Mbarëkombëtare, ndërsa tifozët pritet t’i japin zjarr kësaj finale.

(Kosova Sot Online )