Ronaldo dhe Georgina e blejnë shtëpinë më të shtrenjtë

  • A.P /
  • 27 October 2022 - 15:16
Ronaldo dhe Georgina e blejnë shtëpinë më të shtrenjtë

Cristiano Ronaldo është duke menduar për fundin e karrierës dhe për rikthimin në atdhe për të jetuar.

Kështu, ylli portugez bashkë me partneren e tij, Georgina Rodriguez, e kanë blerë një pronë në rajonin Cascais të Portugalisë.

Sipas mediave të atjeshme, vlera e vilës së tyre të re është 11 milionë euro

Megjithatë, me renovimin e saj, shuma mund të arrijë deri në 20 milionë euro, që do të bëhej si shtëpia më e shtrenjtë në Portugali, por edhe më luksozja njëkohësisht.

(Kosova Sot Online)