Evropiani U23: Dardan Cena eliminohet në raundin e dytë

  • S.A /
  • 28 October 2022 - 10:47
Evropiani U23: Dardan Cena eliminohet në raundin e dytë

Dardan Cena është eliminuar nga Kampionati Evropian i xhudos për grupmoshat deri në 23 vjeç.

Cena u eliminua me IPPON në raundin e dytë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti kosovar u mund nga spanjolli Javier Pena Insausti.

Në raundin e parë, Cena kaloi pa luftë.

Sot do të garojë edhe Erza Muminoviq dhe Laura Fazliu. 

(Kosova Sot Online )