Gjilani fiton minimalisht ndaj Dukagjinit

  • A.P /
  • 30 October 2022 - 15:16
Gjilani fiton minimalisht ndaj Dukagjinit

Pas një humbjeje e një barazimi, Gjilani është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll.

“Skifterat” shënuan fitore sot kundër Dukagjinit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të.

Ndeshja u mbyll me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Arbnor Ramadani, në minutën e 82-të.

Gjilani pas kësaj fitore ka 22 pikë dhe renditet i treti në tabelë.

Dukagjini është i teti me 12 pikë. 


(Kosova Sot Online)