Kessie dëshiron të largohet në janar nga Barcelona

  • A.P /
  • 30 October 2022 - 15:54
Kessie dëshiron të largohet në janar nga Barcelona

Franck Kessie raportohet se tashmë po kërkon largimin nga Barcelona.

Mesfushori iu bashkua katalunasve si lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij me Milanin i kishte skaduar

Megjithatë, ai po e ka të vështirë të sigurojë vend në formacionin bazë. Ai ka qenë titulluar vetëm katër herë, dy herë në Ligën e Kampionëve dhe dy herë në La Liga.

Sipas “Fichajes”, Kessie është i pakënaqur me situatën e tij në “Camp Nou” dhe dëshiron të shqyrtojë mundësinë e një largimi gjatë janarit.

Milani thuhet se është i interesuar për t’u ribashkuar me reprezentuesin e Bregut të Fildishtë.

Barcelona mendohet se do të ishte e gatshme për ta shitur lojtarin në janar, nëse një klub ofron rreth 40 milionë euro.

Tottenham Hotspur dhe Liverpool janë ndër klubet tjera që mund t’i bashkohen garës për transferimin e Kessie.


(Kosova Sot Online)