Kessie lidhet me një rikthim në Serie A

  • A.P /
  • 31 October 2022 - 17:07
Kessie lidhet me një rikthim në Serie A

Franck Kessie mund të largohet në janar nga Barcelona.

Mesfushori iu bashkua katalunasve si lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij me Milanin i kishte skaduar

Megjithatë, ai po e ka të vështirë të sigurojë vend në formacionin bazë.

Sipas “SPORT”, klube të ndryshme të Serie A janë të interesuara për të rikthyer Kessien në futbollin italian. Një lëvizje e tillë mund të bëhet edhe në formë huazimi.

Por, kjo shihet edhe si diçka e vështirë për të ndodhur, pasi 25-vjeçari nuk ka kaluar ende shumë kohë që u transferua në “Camp Nou”.

Barcelona thuhet se është gjithashtu e kënaqur me qëndrimin dhe përpjekjet e tij.

Ndoshta e vetmja mënyrë që mund të ndodhë largimi i tij është nëse Barcelona po përpiqet të ulë shpenzimet e pagave.

Ndryshe, reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2026. 


(Kosova Sot Online)