Wanda Nara s’është më menaxhere e Icardit

  • A.P /
  • 01 November 2022 - 16:10
Wanda Nara s’është më menaxhere e Icardit

Wanda Nara nuk është më përfaqësuese e Mauro Icardit.

Sulmuesi argjentinas ia kishte besuar tashmë ish-gruas së tij rolin e menaxheres qe disa vite, më saktësisht që prej kohës kur luante në Inter.

Pos, së fundmi çifti u nda dhe duket se dyshja do të shkëputet përfundimisht, në të gjitha aspektet.

Ish-futbollisti i Sampdorias, Interit e Paris Saint-Germainit nuk dëshiron më që bukuroshja argjentinase ta menaxhojë karrierën e tij.

Mediumi turk “Hurriyet” raporton se çifti do të përballet shumë shpejt në një çështje divorci

Wanda e kishte kërkuar një faturë prej 1 milion eurosh për transferimin e Icardit në Galatasaray, por futbollisti argjentinas nga ana e tij, ka deklaruar se ajo më nuk është menaxherja e tij dhe refuzoi që t’i jepej asaj kjo shumë, pasi një gjë të tillë do ta konsideronte si të paligjshme.

Përveç kësaj, mediumi turk siguron se Icardi nuk dëshiron që Galatasaray ta paguajë Wanda Narën, pavarësisht se bizneswoman i kishte kërkuar klubit nga Stambolli që paratë të depozitoheshin në llogarinë e saj sa më shpejt.


(Kosova Sot Online)