Barcelona është e interesuar për Mikel Artetan

  • A.P /
  • 01 November 2022 - 17:35
Barcelona është e interesuar për Mikel Artetan

Planifikimi i mëhershëm nuk ka qenë një pikë e fortë e Barcelonës në sezonet e fundit, por gradualisht katalunasit duket se po përgatiten për të ardhmen.

Disa të rinj janë lidhur me kontrata afatgjata dhe vitin e ardhshëm Barcelona do të transferohet në stadiumin “Lluis Companys”, pasi “Camp Nou” do të rinovohet

Sipas “Sport”, krerët e klubit po mendojnë edhe për trajnerin e ardhshëm.

Një nga trajnerët që po ndiqet është Mikel Arteta i Arsenalit. Si lojtar, spanjolli kishte qenë pjesë e Barçës.

Përveç kësaj, Arteta ishte ndihmës i Pep Guardiolas në Manchester City përpara se të merrte drejtimin e Arsenalit. Guardiola është shumë pikë referimi në Barcelonë.

Aktualisht mesazhi që del nga Barcelona është se ka besim total te Xavi Hernandez dhe nuk ka asnjë qëllim për të bërë ndonjë ndryshim.

Nëse Barcelona e mbyll sezonin pa trofe dhe dukshëm pas Real Madridit, kjo mund të ndryshojë gjërat.

Puna mbresëlënëse e Artetas nuk ka kaluar pa u vënë re dhe përveç kësaj, ai ndan një marrëdhënie të mirë me drejtorët e Barcelonës, Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff.

Ndryshe, 40-vjeçari me Arsenalin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. 

(Kosova Sot Online)