Xavi konfirmon se prioritet i Barcelonës është transferimi i një qendërmbrojtësi në janar

  • A.P /
  • 04 November 2022 - 18:09
Xavi konfirmon se prioritet i Barcelonës është transferimi i një qendërmbrojtësi në janar

Xavi ka konfirmuar se Barcelona do të synojë transferimin e një qendërmbrojtësi në afatin kalimtar dimëror.

Kjo vjen pasi Gerard Pique njoftoi për pensionimin e tij nga futbolli.

“Ne do të shkojmë për një qendërmbrojtës në janar, do të jetë një prioritet pasi Pique ka vendosur të largohet”, tha Xavi.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Barcelona është duke eksploruar tashmë opsionet.

Inigo Martinez i Athletic Bilbaos thuhet se është në listë prej kohësh.

Megjithatë, gjithçka do të vendoset gjatë kohës së zhvillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Sa i përket Martinezit, Barcelona mund të synojë ta transferojë me një çmim më të ulët, duke marrë parasysh se atij i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)