Ramadani shënon gol të bukur në fitoren bindëse të Aberdeenit kundër Hibernianit

  • A.P /
  • 04 November 2022 - 22:58
Ramadani shënon gol të bukur në fitoren bindëse të Aberdeenit kundër Hibernianit

Aberdeen ka shënuar fitore bindëse kundër Hibernianit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Premiership.

Ndeshja e zhvilluar këtë të premte në stadiumin “Pittodrie” përfundoi me rezultatin 4:1

Në mesin e golashënuesve te skuadra vendase ishte reprezentuesi shqiptar, Ylber Ramadani, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 61-të.

Për 26-vjeçarin ishte goli i tij i parë për këtë sezon në elitën e futbollit skocez, krahas një asistimi.

Aberdeeni renditet i treti në tabelë me 22 pikë. 

(Kosova Sot Online)