Shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

  • S.A /
  • 07 November 2022 - 12:07
Shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Titullin e  lojtarit  më të mirë të xhiros së 15-të të Superligës së futbollit e ka fituar  për këtë javë Albert Dabiqaj. Ai bëri paraqitje mjaft të mirë në duelin ndaj Prishtinës dhe ishte më i merituari që Gjilani arriti ta arkëtojë një pikë në stadiumin “Fadil Vokrri”.  Albert Dabiçaj arriti t’i shënojë të dy golat për skuadrën e tij në udhëtim. Pas marrjes së çmimit, futbollisti i skuadrës gjilanase theksoi se ky çmim i jep motiv për të vazhduar ta japë më të mirën në fushën e gjelbër, ndonëse klubi po kalon kohë të vështira për shkak të mungesës së përkrahjes financiare.

“Duke e pasur parasysh periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon ekipi ynë, ky çmim është një motiv shtesë për ta vazhduar punën me përkushtim dhe për të luftuar në Albi Mall Superligën e Kosovës. SC Gjilani ka një ekip kualitativ e të komponuar por problemet tashmë të ditura për publikun, na kanë lënë disa hapa prapa me skuadrat e tjera. Besoj që çdo gjë do të përmirësohet dhe do të kthehemi tek rezultatet e mira dhe aty ku e kemi vendin. Falënderoj trajnerët dhe bashkëlojtarët që përkundër rrethanave të vështira çdo ditë e gjejmë motivin për punë”, tha Albert Dabiqaj për faqen zyrtare të FFK-së.

(Kosova Sot Online )