Jo vetëm me futbollin, Petr Cech shkëlqen edhe në hokej mbi akull

  • S.A /
  • 07 November 2022 - 10:35
Jo vetëm me futbollin, Petr Cech shkëlqen edhe në hokej mbi akull

Mjeshtri i futbollit, Petr Cech, i cili njihet si njëri prej portierëve më të mirë të futbollit në dy dekadat e fundit.

E pasi e mbylli karrieren me futbollin, ish-portieri içeksë e nisi një eksperiencë të re në hokejit në akull.

Në moshën 40 vjeçare ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me ekipin Chelmsford Chieftains, ndërsa e ndihmoi këtë skuadër ta regjistrojë edhe fitoren e parë sezonale.

“Jam i ngazëllyer për këtë sfidë të re me Chieftains dhe mezi pres ta ndihmoj ekipin që t’i arrijë objektivat e sezonit”, ka thënë Cech.

Madje, Cech u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, në duel me Oxfort City Start të dielën e kaluar.

Chierfains fitoi 6-4, ndërsa Cech bëri pritje të jashtëzakonshme për ta ndihmuar ekipin e tij, derisa në fanellë e mbante numrin 39.

Essex bëjnë pjesë në ligën NIHL Division One South në Angli.

Cech është transferuar në një ekip që është i nivelit më të lartë sesa Guildford Phoenix, ish-ekipi i tij në hokejin në akull.

Me këtë skuadër, ai i kishte bërë 20 paraqitje për tri vjet, duke e ndihmuar që t’i fitojë tre trofe para se të largohej gjatë verës. Cech kishte luajtur për ekipin e të rinjve në hokej para se të bëhej portier i futbollit.

Ai ishte këshilltar teknik i Chelseat ndërkohë, pa e marrë në dorë klubin pronari i ri, Todd Boehly.

(Kosova Sot Online )