Bayern Munich: Benjamin Pavard dëshiron të provojë një ligë të re

  • A.P /
  • 11 November 2022 - 21:40
Bayern Munich: Benjamin Pavard dëshiron të provojë një ligë të re

Bayern Munich ka njoftuar se ka vazhduar kontratën e portierit Sven Ulreich deri në qershor të vitit 2024.

"Jam shumë i lumtur që qëndroj në Bayern. Bashkëpunimi me të gjithë ekipin dhe veçanërisht me [Manuel] Neuer është rritur në diçka të veçantë gjatë shumë viteve," tha Ulreich.

Sipas Fabrizio Romano, mbrojtësi i Bayern Munichut, Benjamin Pavard, ka shprehur dëshirën e tij për të kërkuar një sfidë të re larg Gjermanisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"

Mbrojtësi i djathtë francez shpjegoi se të dy palët nuk kanë pasur një diskutim konkret për një zgjatje të kontratës dhe ai nuk do ta kishte problem të largohej nga klubi për të provuar një ligë të re.


(Kosova Sot Online)