Ndeshja mes Anglisë dhe ShBA-ve mbyllet pa fitues

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 21:57
Ndeshja mes Anglisë dhe ShBA-ve mbyllet pa fitues

Në ndeshjen e tyre të dytë në Grupin B Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë pikët.

Ndeshja u mbyll baras dhe pa gola.

Të dy ekipet regjistruan disa raste shënimi, por nuk ia dolën të gjenin rrugën për te goli.

Anglia mbetet lidere e grupit tani me 4 pikë, një më shumë se Irani që është i dyti.

ShBA-të pozicionohen në vendin e tretë me 2 pikë, kurse Uellsi është i fundit me 1 pikë.

(Kosova Sot Online)