Sot në program katër duele interesante të Botërorit 2022

  • S.A /
  • 26 November 2022 - 10:15
Sot në program katër duele interesante të  Botërorit 2022

Kampionati Botëror i Katarit do të vazhdojë sot me katër duele tjera mjaft interesante. Duke u nisur nga ora 11:00, Tunisia që e mori një pikë të madhe ndaj Danimarkës xhiron e kaluar, do të përballet me Australinë, e cila u mposht nga Franca, transmeton "Kosova Sot Online".

Tri orë më vonë, nga 14:00, Arabia Saudite që befasoi të gjithë duke fituar ndaj Argjentinës do të përballet me Poloninë, që barazoi ndaj Meksikës. Nga ora 17:00, lideri i grupit D, Franca do të takohet me favoritin tjetër për ta kaluar grupin, Danimarkën, e cila barazoi 1:1 me Tunisinë.

(Kosova Sot Online )