Një dritë shprese për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga 'bedelët' mafio-politik të ish-QPK-es së Hashim Thaçit e të ish- SHIK-ut ilegal të Kadri Veselit!

Një dritë shprese për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga 'bedelët' mafio-politik të ish-QPK-es së Hashim Thaçit e të ish- SHIK-ut ilegal të Kadri Veselit!

Gani Qarri

  • 25 November 2022 - 19:03

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

 

Vet mënyra e reagimit të partive të inkriminuara politike në opozitë kundër vendimit të Qeverisë për uljen e pagave për sistemin gjyqësor, është një tregues i pakontestueshëm që flet hapur, për ndikimin që kanë pasur dhe ende kanë këto parti në sistemin e kalbur të padrejtësisë, ndaj ua kanë ngritur edhe pagat për t’u arsyetuar në procesin e hetimit të pasurisë me rastin e zbatimit të VETTING-ut, kurse gjyqtarët dhe prokurorët atyre ua kanë bere avokatine nga zyrat e prokurorise se shtetit duke i mbrojtur dhe nuk i kanë ndjekur lidhjet e politikanëve të inkriminuar me krimin e organizuar e nentoken kriminale te instaluar prej tyre.  

 

Duke qenë se, gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve, e veçanërisht të instaluarit e te katapultuarit në pozitat më të larta udhëheqëse të drejtësisë, gjatë dy dekadave të kaluara, përfshi edhe ish-kryeprokuroret e shtetit, me miratimin e Klanit-PRONTO,përmes telefonatave të Kadri Veselit e Hashim Thaqit janë emëruar me preferencë për dëgjueshmëri, ndaj politikës së inkriminuar, vetëm në Kosovë, drejtësia i është ndruajtur gjithmonë politikës, në vend se të ndodhte e kundërta, ani pse sistemi i drejtësisë konsiderohet si shtylla themelore e një shoqërie të civilizuar!  Madje as që kishte se si të ndodhte ndryshe, për vet faktin e ditur, se për më tepër se dy dekada me radhë, i tërë sistemi i "drejtësisë" në vend, ishte i kapur prej politikanëve mafioze e të inkriminuar të cilët kanë udhëhequr segmentet kryesore politike, qeverinë dhe shtetin e Kosovës.

 

Prandaj vendimi i Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve në nivelin e pagave të para vitit 2017, kur ato paga i kishte ngritur arbitrarisht dhe në kundërshtim me ligjin e Kushtetutën ish kryeministri Haradinaj, është një vendim shumë i drejtë, e madje mbase edhe i vonuar i cili është dashur të merret nga kjo qeveri qysh para një viti,  në përmbylljen e vitit të parë të qeverisjes dhe analizës e rrumbullakësimit të vlerësimit për punë  e mos punën e të gjitha  dikastereve  të cilat përfitojnë nga buxheti i shtetit!

Madje ky vendim, duhet të shoqërohet edhe me procesin tjetër të përgatitjes për futjen e vlerësimit profesional, të pavarësisë së veprimit dhe të etikës profesionale më një proces të hetimit paravetting për ta pastruar, përfundimisht këtë sistem nga infiltrimi i thellë i krimit të organizuar në sistemin e drejtësisë. Kjo për faktin se është mese e sigurt që rreth 50% e kësaj përbërje të gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë të emëruar nga mafio politika e krimit të organizuar, duke filluar nga zanafilla e institucioneve të para të drejtësisë nën Qeverinë e Përkohshme të dominuar nga SHIK-u ilegal e para-institucional, kohë kur institucionet e drejtësisë u themeluan në bashkëpunim me UNMIK-un, por listat e gjyqtarëve dhe të prokurorëve kanë shkuar me preferenca të partive politike, e kryesisht të dominuar nga QPK-ja, Qeveria e Përkohshme me në krye Hashim Thaçin.

 

Vet mënyra e reagimit të partive të inkriminuara politike në opozitë kundër vendimit të Qeverisë për uljen e pagave për sistemin gjyqësor, është një tregues i pakontestueshëm që flet hapur, për ndikimin që kanë pasur dhe ende kanë këto parti në sistemin e kalbur të drejtësisë, ndaj ua kanë ngritur edhe pagat për tu arsyetuar në procesin e hetimit të pasurisë me rastin e zbatimit të VETTING-ut, kurse gjyqtarët dhe prokurorët ua kanë mbrojtur dhe nuk i kanë ndjekur lidhjet e politikanëve të inkriminuar me krimin e organizuar.

 

Kjo e dëshmon më së miri se si  prokurorët dhe gjyqtarët nuk kanë bërë asgjë, përveç avokatisë mbrojtëse ndaj krimit dhe shkatërrimit me themel të sistemit të drejtësisë, duke rrezikuar edhe të shtetin e Kosovës, me mbrojtjen në mënyrë të porositur dhe të seleksionuar, të zyrtarëve të lartë dhe mafio-oligarkëve që vazhdimisht e kanë ushqyer krimin e organizuar, të lidhur me politikën e të gjitha nivelet e pushtetit, nga ai lokal deri në nivelin qendror, te ish presidenti përfshi edhe kryetar komunash, si  shembulli me i keq ai i Prishtinës, në dy mandatet e fundit të dorës së zgjatur në shërbim të krimit, ish-kryetarit Shpend Ahmeti, pa përjashtuar këtu as komunat tjera të kapura nga para-politika dhe rrjetet e krimit të organizuar e te mirestrukturuar!.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".