Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Belgjikë – Marok

  • A.P /
  • 27 November 2022 - 15:03
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Belgjikë – Marok

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Belgjikë – Marok.
Kombëtarja e Belgjikës dhe ajo e Marokut kanë mbyllur në paqe 45 minutat e para.

Me rezultatin 0:0 Belgjika dhe Maroku shkojnë në pauzë 15 minutëshe, për të kërkuar zgjidhje për zhbllokim në pjesën e dytë.

Fitorja është shumë e nevojshme për të dyja këto kombëtare, të cilat garojnë në grupin F.

Në fundin e pjesës së parë, Maroku shënoi me anë të Ziyech, por goli u anulua për një offside pasiv.

Mbetet të shihet cilat do të jenë instruksionet e trajnerëve gjatë pauzës 15 minutëshe. 

(Kosova Sot Online)