Andrea Agnelli trekon pse u shpërnda Bordi i Juventusit

  • S.A /
  • 29 November 2022 - 09:43
Andrea Agnelli trekon pse u shpërnda   Bordi i Juventusit

Presidenti Andrea Agnelli ka dërguar një mesazh tek të gjithë punëtorët e Juventusit pasi që i tërë bordi i drejtorëve dha dorëheqje, duke insistuar se ishte e nevojshme kjo dorëheqje për shkak se “uniteti kishte humbur” por ai ka dhënë shenja që ai ende beson në projektin Super Liga Europiane, transmeton "Kosova Sot Online".

Agnelli, nën presidenti Pavel Nedved dhe i tërë bordi e kanë dorëzuar dorëheqjen mbrëmë, pasi që një hetimi që ka të bëjë me rritjen e fitimeve kapitale dhe falsifikimin e pagave të lojtarëve. Pas lajmit, Agnelli ka dërguar një mesazh tek çdo lojtar në klub ku lavdëronte arritjet e këtij klubi prej 2010, përfshirë ndërtimin e stadiumit Juventus Allianz, themelimin e skuadrës se femrave dhe fitimin nëntë herë rresht të titullit në Serie A.

Ai po ashtu ka dhënë të kuptohet që ende beson në projektin e Super Ligës së Europës, një që vetëm Real Madridi dhe Barcelona ende e përkrahin, derisa ka cituar Friedrich Nietzsche.

Ky është mesazhi i Agnellit për punëtorët në tërësi. “Të luash për Juventusin, të punosh për Juventusin: ka një objektivë – fitorja. “Ata të cilët kanë pasur privilegjin të veshin fanellën e Bardhezinjve e dinë këtë. Ata të cilët kanë punuar në një skuadër e dinë së puna e madhe e mposht talentin e madh nëse talenti nuk punon shumë. Juventusi është njëri prej klubeve më të mëdha në botë dhe ata të cilët punojnë apo luajnë këtu e dinë që rezultati arrin duke falënderuar përpjekjet e tërë skuadrës.

“Ne e kemi në histori të ADN-së tonë fitoren. Nga 2010 ne ndërtuam historinë tonë duke arritur rezultate të jashtëzakonshme: stadiumin, nëntë tituj Scudetto rresht, e para skuadër në Itali që kemi pasur filma në Netflix dhe Amazon Prime. Qendrën J|Medical, 5 tituj rresht Scudetto ttek femrat nga dita zero.. Për më shumë…marrëveshjen me Volkswagen (pak njerëz e dinë këtë), arritja në finalet e Ligës së Kampionëve në Berlin dhe Cardiff (keq që nuk fituam), marrëveshje me Adidas, the Next Gen Coppa Italia, klubi i parë që përfaqëson skuadrat në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-së, J|Museum dhe shumë të tjera.

“Orët, ditët, netët, muaj dhe sezone me objektiva gjithmonë për t’u përmirësuar. Secili nga ne mund t’i thërras mendjes çdo moment para se të dalin në fushë: ju e lëni zhveshtoren dhe ktheheni djathtas, rreth 20 hapa më poshtë me një grilë në mes, 10 hapa tutje ju jeni në ‘el miedo escénico’ dhe në atë moment ju e dini që e tërë skuadra është me ju dhe e pamundura bëhet realitet. Bernabeu, Old Trafford, Allianz Arena, Westfallen Stadium, San Siro, Georgios Karaiskakis, Celtic Park, Camp Nou: kudo që ne kemi shkuar skuadra ishte e bashkuar dhe nuk i frikësohej askujt.

“Kur skuadra nuk ishte e bashkuar, atëherë hapen rrugët që kundërshtari të ju lëndojë dhe kjo mund të jetë fatale. Në këtë moment, ju duhet të jeni të mprehtë në mendje për ta frenuar këtë dëmtim: ne po përballemi me një moment delikat si një klub dhe ky unitet ka humbur. Më mirë të largohemi së bashku duke i dhënë mundësi një skuadre të re për ta përmbysur këtë gjë. “Ndërgjegjësimi i unë do të jetë sfida e tyre: të jenë në standardin e historisë së Juventusit. “Unë vazhdoj të imagjinoj dhe të punoj për një futboll më të mirë, i ngushëlluar me një frazë të Friedrich Nietzsche: ‘…dhe ata të cilët u panë duke vallëzuar e që mendonin së është çmenduri nga ata të cilët nuk mund ta dëgjonin muzikën. “Mos harroni, ne do ta njohim njëri-tjetrin me një shikim: Ne jemi njerëzit e Juves! Të bashkuar deri në fund…”.

(Kosova Sot Online )