Mbappen e pret dënimi i ashpër nga FIFA

  • S.A /
  • 30 November 2022 - 08:27
Mbappen e pret dënimi i ashpër nga FIFA

Kylian Mbappe raportohet se do të dënohet nga FIFA. Sipas “ESPN”, sulmuesi i Paris Saint-Germainit do të dënohet pasi nuk i është përmbajtur rregullave.Dënimi thuhet se do t’i shqiptohet pasi ai nuk ka pranuar të flasë për mediat pas ndeshjeve, në të cilat ai e mori çmimin “Lojtari i Ndeshjes”. Mbappe e fitoi dy herë këtë çmim, rrjedhimisht e shkeli dy herë edhe këtë rregull.

Ai dhe Federata Franceze e Futbollit (FFF) ishin të informuar se çfarë do të ndodhte nëse sulmuesi do ta bënte këtë për herë të dytë, megjithatë, kjo nuk e pengoi Mbappe të përsëriste shkeljen pas fitores ndaj Danimarkës.Si rezultat i kësaj, 23-vjeçari dhe FFF janë të vendosur të ndajnë gjobën që do të shkaktohet nga FIFA.

(Kosova Sot Online )