Në agjendën e BE-së, vizat për Kosovë

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 07:40
Në agjendën e BE-së, vizat për Kosovë

Sot në agjendën e BE-së do të jetë çështja e liberalizimit të vizave, përcjell "Kosova Sot Online".

Zëdhënësja e Presidencës Çeke në Bashkimin Evropian, Eva Hrncirova ka konfirmuar se çështja e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës do të rikthehet sot në rend të ditës në kuadër të diskutimeve në COREPER.

“Po, do të jetë në agjendën e COREPER”, ka thënë Hrncirova

(Kosova Sot Online)