Argjentina deklason Poloninë

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 22:04
Argjentina deklason Poloninë

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e grupit C në kuadër të Kupës së Botës dhe tashmë janë mësuar skuadrat që ecin tutje në fazën me eliminim direkt.

Argjentina tregoi supremacinë e saj ndaj Polonisë të cilën e mposhti lehtaz 2-0.

Golat për Argjentinën u shënuan nga Mac Allister dhe Alvarez, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Falë këtij triumi Messi me shokë kualifikohen tutje si të parët në grup, teksa, përkundër humbjes, Polonia mbetet përcjellësja e dytë.

Polakët kualifikohen me shumë vështirësi, pasi kishin pikë të njëjta me Meksikën, por golaverazh më të mirë.

Në ndeshjen tjetër, Meksika fitoi me rezultat 2-1 falë golave të Chavez dhe Martin, teksa në anën tjetër realizoi Dawsari.

(Kosova Sot Online)