Klopp e do Amrabatin te Liverpooli

  • A.P /
  • 12 December 2022 - 17:00
Klopp e do Amrabatin te Liverpooli

Liverpooli vazhdon të jetë i lidhur me një transferim të mundshëm të Sofyan Amrabat.

Klubi anglez thuhet se ka shprehur interesim për të që nga fillimi i Kupës së Botës “Katar 2022”.

Amrabat po tregohet njëri prej futbollistëve kryesorë te Maroku, që është bërë vendi i parë nga Afrika që ka arritur në fazën gjysmëfinale në këtë turne.

Sipas raportimeve të fundit, Liverpooli është duke e rritur dukshëm interesimin për mesfushorin e Fiorentinas.

Sipas “Footmercato”, skautët e klubit kanë mbetur “të mahnitur” nga performancat e Amrabat gjatë Kupës së Botës.

Gjithashtu thuhet se Jurgen Klopp është një tifoz i madh i lojtarit dhe dëshiron ta sjellë atë në “Anfield”.

Fiorentina thuhet se do të kërkoj 40 milionë euro për shitjen e 26-vjeçarit.

Sofyan Amrabat me klubin italian ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

(Kosova Sot Online)