Pele mbetet ende në spital

  • A.P /
  • 12 December 2022 - 22:37
Pele mbetet ende në spital

Shëndeti i legjendës së futbollit, Pele, po përmirësohet. Megjithatë, nuk dihet ende se kur ai mund të lirohet nga spitali.

Ish-futbollisti brazilian u shtrua në spital në fund të muajit të kaluar.

Pele po përballet me kancerin në zorrën e trashë që nga shtatori i vitit 2021.

82-vjeçari po trajtohet gjithashtu për një infeksion respirator të diagnostikuar pas shtrimit në spital.

“Pacienti vazhdon të tregojë përmirësim në gjendjen klinike, veçanërisht në infeksionin respirator. Ai mbetet në një dhomë të rregullt, është i vetëdijshëm dhe me shenja të qëndrueshme jetësore” tha stafi mjekësor nga spitali “Albert Einstein” në Sao Paulo.

Edhe vajza e Pele, Kely Nascimento, të hënën postoi një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram Stories” duke konfirmuar se gjendja shëndetësore e babait të saj po përmirësohet.

(Kosova Sot Online)