Lloris zbulon bisedën që kishte me Kane

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 18:44
Lloris zbulon bisedën që kishte me Kane

Hugo Lloris ka zbuluar se ai kishte një bisedë me Harry Kane, pas fitores së Francës ndaj Anglisë në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Dy shokët e skuadrës te Tottenham Hotspur u përballën dy herë nga penalltia të shtunën

Kane e shënoi penalltinë e parë, por jo edhe të dytën, pasi goditja e tij shkoi mbi portë.

Kapiteni i Francës pranoi se kishte luftuar për të gjetur fjalët e duhura për t’ia thënë Kane, teksa ai beson se kapiteni i Anglisë do të “shërohet” nga zhgënjimi.

“Është një kohë e vështirë për kombëtaren e Anglisë dhe Harryn. Ne patëm një mesazh pas ndeshjes. Nuk ishte e lehtë të gjesh fjalët. Atij i duhej pak kohë për të pushuar”, tha Lloris në një konferencë për shtyp.

“Unë mendoj se ai mund të jetë krenar për atë që ka bërë për ekipin kombëtar. Në historinë e futbollit, shumë lojtarë të mirë kanë humbur penalltitë në karrierën e tyre – Lionel Messi , Cristiano Ronaldo – por nuk kam dyshim që Harry do ta mbajë kokën lart”, shtoi portieri francez.

Kane thuhet se ka marrë një javë pushim përpara se të kthehet në Tottenham pas eliminimit të Anglisa, ndërsa Franca po përgatitet të përballet me Marokun në gjysmëfinalen e së mërkurës. 


(Kosova Sot Online)