Felix e ka zgjedhur klubin e ardhshëm

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 19:46
Felix e ka zgjedhur klubin e ardhshëm

Joao Felix dëshiron të luajë për Paris Saint-Germainin.

Sulmuesi portugez besohet se po e kërkon largimin në janarpas prishjes së raporteve me trajnerin, Diego Simeone

Drejtori i Përgjithshëm i klubit spanjoll, Miguel Angel Gil Marin, ka deklaruar hapur se lojtari mund të largohet në afatin kalimtar të dimrit nëse bëhet oferta e duhur.

Atletico Madrid thuhet se ka vendosur një çmim prej 100 milionë eurosh për Felix, për të cilin interesim ka shprehur Arsenali e Manchester Unitedi.

Sipas “Le Parisien”, PSG-ja është gjithashtu e interesuar për 23-vjeçarin, pasi kampionët në fuqi të Ligue 1 po kërkojnë të shtojnë një tjetër sulmues në skuadër.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, në një intervistë për  “SoccerNews” ka thënë se PSG-ja është opsioni i zgjedhur i Felix.

“Unë nuk mendoj se Felix do të shkojë në Arsenal sepse ai dëshiron të luajë për PSG. PSG do të ishte opsioni nëse ai largohet nga Atletico”, ka thënë Di Marzio.

(Kosova Sot Online)