Busquets pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës

  • S.A /
  • 16 December 2022 - 14:03
Busquets pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës

Sergio Busquets është tërhequr nga Kombëtarja e Spanjës. Mesfushori njoftoi zyrtarisht këtë të premte për pensionimin e tij nga “Furia e Kuqe”, shkruan "Kosova Sot Online".

Busquets regjistroi 143 paraqitje për Spanjën, duke luajtur në çdo ndeshje në Kupën e Botës në Katar.

Gjatë këtij rrugëtimi, 34-vjeçari kontribuoi me dy gola dhe nëntë asistime.

Busquets me Spanjën e fitoi Kupën e Botës në vitin 2010, si dhe doli triumfues në Evropianin e vitit 2012. 

(Kosova Sot Online )