De Gea rikthehet në La Liga

  • A.P /
  • 23 December 2022 - 17:56
De Gea rikthehet në La Liga

Atletico Madrid mund të nisë një ofertë surprizë për rikthimin e David de Geas.

“Los Colchoneros” mund të pranojë oferta për Jan Oblak në muajt e ardhshëm, duke ditur se vlera e tij po rritet vazhdimisht

Pavarësisht se portieri slloven zgjati kontratën e tij deri në vitin 2028, ai vazhdon të jetë i lidhur me një largim.

Kësisoj, sipas “Fichajes”, Atletico Madridi mund të tentojë transferimin e De Geas si zëvendësues të tij. Portieri mund të mbetet lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, pasi edhe i skadon kontrata me Manchester Unitedin.

Gjithashtu raportohet se 32-vjeçarit nuk do t’i ofrohet një kontratë e re nga “Djajtë e Kuq”.

De Gea kishte debutuar me skuadrën spanjolle në vitin 2009 si profesionist, teksa në vitin 2011 u transferua në “Old Trafford”.

Për pjesën më të madhe të dekadës së fundit ai ka qenë një nga portierët më të mirë në botë, por mungesa e aftësisë së tij në lojën me këmbë ndoshta nuk është ideale për trajnerin, Erik ten Hag, gjë që mund të hapë një rrugë për rikthimin e tij në Madrid. 

(Kosova Sot Online)