Pse Mourinho e refuzon Portugalinë!

  • A.P /
  • 25 December 2022 - 14:31
Pse Mourinho e refuzon Portugalinë!

Jose Mourinho ka refuzuar të marrë drejtimin e kombëtares portugeze, të paktën kështu njoftojn mediat evropiane.

Sipas prestigjiozes portugeze, “Jornal de Notícias”, për Federatën Portugeze të Futbollit (FPF), Mourinho ishte opsioni kryesor për postin e trajnerit, por specialisti që aktualisht po punon me Romën nuk është i interesuar të punojë me ekipin kombëtar, të paktën për momentin.

Kontrata e Mourinhos me Romën është deri në verën e vitit 2024 dhe “special one” synon ta përfundoj marrëveshjen deri në fund.

Mesa duket, FPF nuk po nxiton të zgjedhë një trajner të ri, pasi ndeshjet e ardhshme kombëtarja portugeze do t’i luajë vetëm në mars 2023 dhe janë të shumta mundësitë që trajner i kombëtares të emërohet Ruy Jorge, i cili aktualisht punon me Kombëtaren U-21 të Portugalisë , në këtë post mund të ftohet edhe një i huaj. 


(Kosova Sot Online)