Barcelona heq dorë nga Ounahi

  • A.P /
  • 25 December 2022 - 16:25
Barcelona heq dorë nga Ounahi

Një zbulim i vërtetë i Kupës së Botës 2022 në Katar, mesfushori maroken Azzedine Ounahi është tashmë mjaft i kërkuar në Evropë.

Mundo Deportivo kishte përmendur tashmë, para gjysmëfinales midis Marokut dhe Francës, një ofensivë nga FC Barcelona për Ounahin, i cili është nën kontratë me Angers deri në vitin 2026.

Megjithatë, dy javë më vonë, klubi blaugrana duket se është tërhequr nga gara për shërbimet e tij.

Në të vërtetë, e përditshmja katalanase informon se Barça do të tërhiqet përfundimisht nga negociatat për Ounahin për shkak të situatës së komplikuar ekonomike.

Drejtuesit e Barcelonës nuk mundën të përshtaten me kërkesat e Angers, të cilat kërkohen nga Napoli, Interi apo edhe Olympique de Marseille. 

(Kosova Sot Online)