Benzema pensionohet nga Kombëtarja e Francës

  • S.A /
  • 27 December 2022 - 09:09
Benzema pensionohet  nga Kombëtarja e Francës

Pas spektaklit të madh të Botërorit në Katar,  mësohet se Karim Benzemas i ka mbetur pikë Kampionati Botëror 2022. Futbollisti më i mirë në botë u lëndua qysh para fillimit të evenimentit që u mbajt në Katar, transmeton "Kosova Sot Online".

Dhe, për të u tha që mori fund eksperienca në Kupën e Botës.U fol ndërkohë se veterani i sulmit do të mundë të rikthehej për finalen e madhe me Argjentinën, por një gjë e tillë nuk ndodhi edhe pse atij i ishte lënë një vend në listën e “Trekolorëve”, shkruan “Kosova Sot Online".

Sidoqoftë, menaxheri i tij, Karim Djaziri e ka thumbuar selektorin Didier Deschamps, duke insistuar se sulmuesi i Real Madridit ka mundur të luante në Botëror, madje që pas përfundimit të fazës së grupeve.

Ai e ka postuar në rrjetin e tij social një pamje të rezonancës, e cila e tregonte gjendjen e tërheqjes muskulore.

“E kam sjell kështu, por fillimisht jam konsultuar me tre ortopedë: të gjithë më kanë siguruar se Karim do të mundë të ishte i gatshëm që nga e teta e finales së Botërorit. Përse e keni dërguar në shtëpi aq herët?”, ka shkruar menaxheri i Benzemas, sipas të së cilit, fituesi i Topit të Artë ka mundur ta ndihmonte Francën në fazën finale dhe më të rëndësishme të Botërorit. “Gjelat” humbën në finale nga Argjentina përmes penalltive, kurse Benzema ka njoftuar se është pensionuar nga Kombëtarja e Francës.

(Kosova Sot Online )