Hajnat të kapen dhe të futen në burg, të mos lëshohen të ikin sepse nuk kanë besë dhe nuk mbajnë fjalën

Hajnat  të kapen dhe të futen në burg, të mos lëshohen të ikin sepse  nuk kanë besë dhe nuk mbajnë fjalën
Hajnat  të kapen dhe të futen në burg, të mos lëshohen të ikin sepse  nuk kanë besë dhe nuk mbajnë fjalën

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 27 December 2022 - 07:56

Shkruan: ANALISTI - RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Dhe, në qoftë se nuk bëhet ligji, në qoftë se, nuk konfiskohet pasuria e vjedhur dhe në qoftë se nuk burgosen krye hajdutët dhe kryebanditët që e kanë vjedhur shtetin domosdoshmërish duhet të ngritët i tërë populli në këmbë, ase nuk i vjen era shtet, përndryshe ai shtet quhet shtet sallamadi e pa zot shtëpie që kush do hynë e del; kush do vjedh dhe bëhet super milioner, vjedh, vret dhe as që burgoset.

-Të gjithë ata që e duan vendin e tyre, të gjithë ata që dëshirojnë të shohin shtet ligjor, të gjithë ata që dëshirojnë që vërtetë të shohin shtet që të jetë shembull në rajon dhe më gjerë, atëherë shteti duhet t´tregoj dhëmbët kundër atyre KRYEHAJNAVE dhe KRYEBANDITËVE që e kanë vjedhur buxhetin e shtetit, atyre që e kanë vjedhur djersën deri në palcë të qytetarit, duhet të ndjekin vetëm shembullin e Malajzisë.

Në Malajzi u burgosen 78 persona që nga maja e shtetit dhe çka ndodhi me pas? Me pasurin e vjedhur që e morri shteti asnjë qytetar në tërë vendin nuk mbeti pa punë, papunësia ra në zero (0) dhe u ngrit ekonomia e vendit sa hap e mbyllë sytë. Pra, çka duhet të them me këtë!? Se në vitin 2023, shteti duhet së pari të filloj me ndërtimin e burgjeve se nuk ka vend dhe shtretër sa duhet burgosur dhe sa pasuria duhet konfiskuar. Dhe, në qoftë se, pyet dikush, ose vetëm në qoftë se, vetëm mendon se a ka hajna që e kanë vjedhur shtetin dhe djersën e qytetarit, ai bëhet më idiot, më hajn se këta krye hajnat dhe krye banditët.

Pra, këtu nuk ka vend fare fjala DYSHIM, edhe njëherë ata që e përdorin ase e mendojnë fjalën dyshim janë më krye hajna e më krye banditët në fjalë. Kur e them këtë me bindje të plot dhe pa hamendur, fjalën e kam dhe jam i gatshëm të përgjigjem me ligj, pra fjala është për Kryebanditët dhe krye hajnat e bandave politike, po lexoj dhe dëgjoj se dikush iu thotë parti këtyre bandave, nejse është puna e tyre dhe tjetra është se burgjet do mbushen me krye hajnat, hajnat, kryebanditët dhe banditët që ishin veshur në XHAKETEN E SHTETIT, nuk e kam fjalën ata që kanë vjedhur një gomar dru në mal, as për hajnat që e kanë vjedhur një dhi ose një dele, pra e kam fjalën ata krye idiotët dhe krye hajnat që e kanë vjedhur shtetin me miliona, që janë pasuruar me hajni dhe kanë siguruar pasuri jo më pak se 20-30 breza.

Vetëm ndaluni dhe shikoni se sa skandale, sa afera dhe sa hajni ndodhën në fitet e fundit me qindra miliona dhe më thoni se si mund të përdorësh fjalën që kemi SHTET, si vepron shteti, a duhet respektuar ligji, a duhet respektuar Kushtetuta e vendit, a duhet respektuar betimi që e ka dhënë...? Nuk po flas se a duhet respektuar që kanë dhënë premtimet, sepse premtimet kanë qenë mashtrime nga mashtruesit, nga langonjtë dhe nga qentë që kanë lehur për një kockë. Sepse ata njerëz që kanë mend në kokë vetëm një gjë duhet menduar se hajnat nuk kanë besë dhe nuk mbajnë fjalë.

Kësaj i bie si i thonë fjalës shteti pa një pa dy duhet të konfiskoj pasurinë e vjedhur se pasuria nuk është qe i´a ka lënë babai i tyre, pasuria është shtetërore ku çdo qytetar i Kosovës paguan për atë pasuri tatim. Ose: vetëm një gjë mendoni në cilin shtet lihet i lirë hajni bandit kur blen një hektarë toke për aq sa kushtojnë një palë brekë dhe nuk burgoset!? Në cilin shtet lihet i lirë kur një hajn bandit uzurpon, po ky soj kryebanditësh blen një ari 50 euro dhe pastaj atë ari që e ka blerë 50 ari e shet 5000 euro dhe pranon dhe nga goja e tij thotë:"pse çka ka lidhje kjo", vetëm mendoni kur ky kryebanditë po e përsërisë dhe ripërsërisë thotë ky kryebandit, ky krye hajn as që skuqet, dhe në cilin shtet ky kryebandit dhe ky soj kryebanditësh lihen të lirë dhe nuk ju konfiskohet pasuri e vjedhur, le ta gjejnë në cilin shtet të botës...?

Dhe, në qoftë se nuk bëhet ligji, në qoftë se, nuk konfiskohet pasuria e vjedhur dhe në qoftë se nuk burgosen krye hajdutët dhe kryebanditët që e kanë vjedhur shtetin domosdoshmërish duhet të ngritët i tërë populli në këmbë, ase nuk i vjen era shtet, përndryshe ai shtet quhet shtet sallamadi e pa zot shtëpie që kush do hynë e del; kush do vjedh dhe bëhet super milioner, vjedh, vret dhe as që burgoset.

Pra, për të pasur qytetari besim duhet vepruar kështu dhe nuk ka rrugë tjetër sepse deri në shtratin e dergjës së vendit na kanë pru, buzë varrit kryebanditët, krye hajnat, krye oligarkët serbo-rus duke u lidhur me krimin e organizuar të kanaleve të nëntokës kriminale, bile që për interesa të tyre personale kanë bashkëpunuar edhe me kriminelët më të tmerrshëm serbo-çetnik dhe më pas e kanë bërë zap edhe sistemin gjyqësor dhe pastaj kanë vepruar me duart e lyera, ama me duart e fëlliqura dhe me gjak deri në bërryl, ndaj sa më parë duhet vepruar në këtë drejtim për ti prerë udhën kësaj murtaje dhe merimangë të zezë, që e vodhën shtetin dhe qytetarin deri në palcë mos e gëzofshin e mos i´a pafshin hajrin. Po, nuk vepruar kështu, rrugë tjetër nuk ka, do mbesin vetëm fjalë ato dosje në raft që i mbulon pluhuri, por një gjë jam i sigurt se populli po i di të gjitha dhe do vjen koha që sot a nesër do ulen në bankën e zezë dhe do përgjigjen, herët a vonë, sepse shpëtim nuk kanë, por vetëm vonim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".