Nëna e Ronaldos: Kjo është sfida më e madhe në jetën e Cristianos

  • S.A /
  • 03 January 2023 - 16:15
Nëna e Ronaldos: Kjo është sfida më e madhe në jetën e Cristianos

Cristiano Ronaldo do ta nisë shumë shpejt eksperiencën e re në Arabinë Saudite. Ylli portugez do të nënshkruajë sot me Al-Nassr.Klubi arab mezi po e pret yllin e tij të ri, shkruan “Kosova Sot Online".

Për këtë transferim ka folur edhe nëna e pesë herë fituesit të Topit të Artë, Dolores Aveiro.

“Biri im i dashur, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë në sfidën më të madhe të jetës tënde. Do të jemi gjithmonë së bashku në këtë rrugëtim, të dua pafundësisht”, ka shkruar nëna e Ronaldos në Instagram.

Pasi i kreu vizitat mjekësore, Ronaldo do ta nënshkruajë kontratën deri në vitin 2025, ndërsa do të paguhet deri në 200 milionë euro në vit.

Përfaqësuesi portugez ishte ndarë me Manchester Unitedin në muajin nëntor pas një interviste shokuese që e kishte dhënë për “Djajtë e Kuq”.

37 vjeçari u mundua të gjente angazhim në futbollin evropian, por nuk arriti të transferohej në një klub që luan në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online )