Shtetet e Ballkani të infektuara nga lufta, Brukseli dhe Uashingtoni t'ua imponojnë formimin e një gjykatë unike gjithëpërfshirëse speciale

Shtetet e Ballkani të infektuara nga lufta, Brukseli dhe Uashingtoni t'ua imponojnë formimin e një gjykatë unike gjithëpërfshirëse speciale
Shtetet e Ballkani të infektuara nga lufta, Brukseli dhe Uashingtoni t'ua imponojnë formimin e një gjykatë unike gjithëpërfshirëse speciale

Skender Mulliqi

  • 02 January 2023 - 09:18

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi 

 

Do të ishte mirë që të formohet një gjykatë e tillë, sepse shumë do të ndikonte në shkëputjen e hallkave të krimit të organizuar dhe kontrabandave dhe lidhshmërisë të këtyre strukturave kriminale njëra më tjetrën. Kjo Gjykatë e supozuar për formim do të gjente përkrahje edhe në parlamentet përkatëse, së do të ishte diçka  e mirë për zvogëlimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në suaza të normalitetit. Me duket së nuk është bërë vonë për një nismë të tillë, që më duket së do të kishte karakter ndërkombëtar parimor ndaj atyre që do të paraqiteshin para kësaj gjykate më shumë të karakterit rajonal. Do ti ikej çfarëdo ndikimi politik dhe ndikimit të Serbisë, si më rastin e Gjykatës Speciale.

 

Gjykata për Krime të Luftës më seli në Hagë e cila u formua pas shpërbërjes më dhunë të ish-Jugosllavisë,  nuk i ka përmbushur të gjitha obligimet e saja, veçmas ku bëhet fjalë për dënimin e të gjithë kriminelëve  serb të cilët vranë dhe masakruan civilë të pafajshëm, e më së shumti myslimanë në Bosnje dhe shqiptarë të Kosovës. TPI-ja në Hagë pos serbëve të dyshuar për krime mori njerëz edhe  nga   Bosnja, Kosova dhe  Kroacia. Kjo gjykatë ndërkombëtare  nuk e përfundojë misionin ashtu siq duhet, së nuk e dënojë  Serbinë për gjenocid, e që ka pasur fakte më bollëk. Madje , kjo gjykatë edhe pse i dënojë disa nga udhëheqësit serb te luftës , ata në krahasim më krimet e bëra morën dënime shumë të vogla. Mbeten jashtë në liri edhe shumë kriminelë të luftës , të cilët po shëtisin lirshëm, pa dro së do të ndeshën më ligjin. Pasi që kjo gjykatë  e përfundojë punën, Kosovës si imponim i erdhi formimi i Gjykatës Speciale , një etnike , që është presedan i llojit të vet. Thuhet së Gjykata  Speciale po mos të ishte formuar nga Kosova, do të kishin një gjykatë speciale të formuar nga OKB-ja, që është diskutabile së a do të ishte formuar apo jo. Formimi i Gjykatës Speciale një etnike është më duket mua presedan , që nuk mbahet mend të kemi pasur diku tjetër në botë. Kosova kurrë nuk ndërmori një hap që të formon gjykatë  te veten në Kosovë,  për të dyshuarit për krime të luftës , që do të ishte shumë më e drejtë dhe parimore. Mua më duket së ja vlen nisma për formimin e një Gjykate Ballkanike jo vetëm për krime të luftës, por edhe për të gjitha ata që shkelin në një mënyrë apo tjetër ligjin. Kjo gjykatë  shumë do të kishte kontribuar në dekriminalizimin e shoqërive të shteteve të rajonit, të cilat i ka mbuluar krimi i organizuar, korrupsioni, dhe shumë lloje të tjera të kriminalitetit, të cilat dukuri kan bërë që jeta në këto shtete , mos  të jetë e mirë. Mu për atë edhe kemi zhvendosje apo largime masovike të qytetarëve ballkanas nga vendet e tyre. Mendojë, së një nismë të tillë do ta kishin përkrahur edhe pushtetet në këto vende , por edhe qendrat e vendosjes si Brukseli dhe Uashingtoni. Do ta kishin përkrahur së kishim të bënim më një gjykatë gjithëpërfshirëse, e jo të karakterit mono-etnik .Do të ishte mirë që të formohet një gjykatë e tillë, sepse shumë do të ndikonte në shkëputjen e hallkave të krimit të organizuar dhe kontrabandave dhe lidhshmërisë të këtyre strukturave kriminale njëra më tjetrën. Kjo Gjykatë e supozuar për formim do të gjente përkrahje edhe në parlamentet përkatëse, së do të ishte diçka  e mirë për zvogëlimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në suaza të normalitetit. Me duket së nuk është bërë vonë për një nismë të tillë, që më duket së do të kishte karakter ndërkombëtar parimor ndaj atyre që do të paraqiteshin para kësaj gjykate më shumë të karakterit rajonal. Do ti ikej çfarëdo ndikimi politik dhe ndikimit të Serbisë, si më rastin e Gjykatës Speciale. Fajin që nuk kemi formuar deri më tash së paku një gjykatë vendore për krime të supozuara të luftës    i kemi vet,ose që nuk kemi marrë një nismë për një gjykatë të përbashkët ndërkombëtare. Një gjykatë e tillë do të kishte mandatin për të hetuar, ndjekur dhe ndëshkuar për ti pastruar të gjitha këto shtete nga të gjitha llojet e krimeve, duke filluar fillimisht me ato të luftës, krimet kundër njerëzimit, por për të  ndjekur edhe krimin politik dhe ekonomik ,  në të gjitha këto vende , sepse edhe shtetet që nuk janë përfshirë drejtpërdrejtë në luftë, shkaktare e së cilës ka qenë Serbia, ato kanë bashkëpunuar me shtetin serb. Një gjykatë e tillë sigurisht së do të ishte në favor të Kosovës, e liruar nga ndikimet e politikës shoviniste serbe ndaj shqiptarëve .

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".