Ja pse Neymar nuk ishte në funeralin e Peles

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 18:08
Ja pse Neymar nuk ishte në funeralin e Peles

Neymar nuk ishte në funeralin e legjendës brazilane, Pele.

Pele konsiderohet nga shumë njerëz si lojtari më i madh që ka luajtur ndonjëherë këtë lojë dhe ishte një ditë shumë e trishtuar kur ai u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare.

Qindra njerëz, disa nga qytete të tjera braziliane, u rreshtuan herët në mëngjes jashtë stadiumit Vila Belmiro, madje edhe Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, udhëtoi për në Brazil.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për yllin aktual të Brazilit, Neymar, i cili është gjithashtu një produkt i akademisë së të rinjve të Santos dhe u bë një yll atje përpara se të transferohej te Barcelona.

TNT Brazil raportoi se sulmuesi nuk u lirua nga PSG për të shkuar në funeralin në Brazil, gjë që është një lëvizje shumë e diskutueshme.

Burime të tjera pohojnë se ka qenë vetë lojtari që ka vendosur që nuk ishte koha e mirë për të udhëtuar drejt Brazilit.

Le Parisien nga ana e tij deklaroi se “siç ju thamë javën e kaluar, klubi parisien është duke llogaritur lojtarin e tij për ndeshjet e ardhshme, ndërsa kalendari për fillimin e vitit 2023 duket veçanërisht i ngarkuar. Një udhëtim ekspres në Brazil në këtë fazë i sezonit nuk do të ishte i duhuri duke pasur parasysh vargun e ndeshjeve që e presin PSG-në në janar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)