Mendes nuk është më agjent i Ronaldos

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 19:56
Mendes nuk është më agjent i Ronaldos

Cristiano Ronaldo ka ndarë përfundimisht rrugët me agjentin e tij, Jorge Mendes.

Pas shumë vitesh bashkëpunimi dhe suksesi, dyshja kanë vendosur të ndajnë rrugët.

Shkak për këtë raportohet të jetë intervista e Ronaldos për Piers Morgan, që më vonë ishte bërë shkak i prishjes së kontratës mes portugezit dhe Manchester Unitedit.

Sipas raporteve, Ronaldo e dha atë intervistë të qëllimshme, duke dalë kundër këshillës së Mendes.

(Kosova Sot Online)