Ja kush ia siguron fitoren Juventusit

  • A.P /
  • 04 January 2023 - 21:21
Ja kush ia siguron fitoren Juventusit

Goli i Arkadiusz Milik në minutat shtesë nga gjuajtja e lirë ia ka siguruar fitoren e mundimshme Juventusit sonte.

“Zonja e Vjetër” triumfoi 0:1 në udhëtim ndaj Cremoneses në ndeshjen e javës së 16-të në Serie A.

Ndeshja përgjatë 90 minutave nuk dhuroi gola, teksa minutat shtesë të takimit ishin vendimtarë.

Sulmuesi polak, Arkadiusz Milik shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për t’ia siguruar tri pikë tejet të rëndësishme Juventusit.

Me këtë fitore, Juventusi tani shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e tretë, dy më pak se Milani që gjendet në pozitën e dytë.

Në anën tjetër, Cremonese mbetet e parafundit me vetëm shtatë pikë gjithsej. 

(Kosova Sot Online)