Vdes pronari i klubit të Premierligës

  • S.A /
  • 05 January 2023 - 14:11
Vdes pronari i klubit të Premierligës

Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare pronari i West Ham Unitedit, David Gold, shkruan "Kosova Sot Online ". 

Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

Gold ndërroi jetë në mëngjesin e së mërkurës derisa ishte me partneren e tij, Lesley dhe me vajzat e tij, Jacquline e Vanessa, shkruan “Kosova Sot Online".

“Me dhimbje të thellë, West Ham United FC njofton së bashkë-pronari, David Gold ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër”, ka njoftuar klubi i Premierligës për presidentin me prejardhje hebraike.

I mërzitur me vdekjen e Gold ishte bashkëpronari i tij, David Sullivan, i cili theksoi se vdekja e kolegut dhe mikut të tij ia ka thyer zemrën.

“David e kishte një lidhje të gjatë me Hammers. Ai gjithmonë ia donte më të mirën West Hamit. Vdekja e tij është një humbje e madhe për të gjithë ne. Të mirat dhe të këqijat, që nga janari i vitit 2010, i kemi kaluar së bashku”, u shpreh Sullivan

(Kosova  Sot Online )