Dzeko zbulon sekretin e lojës

  • A.P /
  • 05 January 2023 - 19:00
Dzeko zbulon sekretin e lojës

Falë Edin Dzeko, Interi mbrëmë mundi Napolin dhe mbeti në vendin e katërt të Serie A.

Pas ndeshjes, Džeko doli para kamerave dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Sekreti im është puna e vështirë. Ju nuk do të arrini askund pa punë të vështirë. Dua të luaj në nivelin më të lartë për një kohë të gjatë. Mënyra e vetme për ta bërë këtë është përmes punës së palodhur. Do të vazhdoj sa të mundem”, tha Dzeko.

Ai pranon se ishte shumë i lodhur, dhe duhej të largohej nga fusha më herët.

“Po, isha i lodhur, kisha edhe ngërçe. Fusha nuk ishte në gjendjen më të mirë, por jam i lumtur për fitoren. Ne luajtëm kundër një ekipi që luan futboll të madh dhe e dinim se si do të luanin dhe kjo u tregua. Ne i thamë vetes se duhet të jemi të vendosur dhe të përqendruar”, shtoi Dzeko.


(Kosova Sot Online)