PSG-ja e po e nxjerr në shitje Neymarin

  • S.A /
  • 06 January 2023 - 09:35
PSG-ja e po e nxjerr  në shitje Neymarin

Me  "ofertë" të çmimit të zbritur, Paris Saint-Germaini e ka vënë në shitje Neymarin dhe do t’i dëgjojë ofertat për shërbimet e yllit brazilian. Për këtë raporton portali “Fichajes”, përcjell “Kosova Sot Online".

Ky medium raporton se klubi francez e ka zbritur çmimin në vetëm 50 milionë euro.

Kjo mund të bëjë që klubet angleze si Newcastle United, Chelsea dhe Manchester City të zgjojnë interesim për sulmuesin brazilian.

Neymar është në super-formë këtë sezon dhe synon që ta fitojë Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germainin para se, me gjasë, të largohet nga “Parku i Princave”.

Klubi francez e kishte blerë ish-futbollistin e Santosit nga Barcelona para disa vitesh për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.

Neymar i ka prishur punët me Kylian Mbappen dhe kjo mund të jetë njëra prej arsyeve të largimit të përfaqësuesit brazilian.