FFK shkarkon katër trajnerë

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 19:07
FFK shkarkon katër trajnerë

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

Ndër tjera, FFK ua shkëputi kontratat katër trajnerëve të Kombëtareve juniore të Kosovës.

“KE analizoi dhe shqyrtoi punën dhe rezultatet e Kombëtareve U19 meshkujt, U17 dhe U19 të femrave si dhe Kombëtares A në futsall. Ndaj në bazë të rezultateve të treguara FFK-ja nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me përzgjedhësit dhe bashkëpunëtorët e tyre, me Ramiz Krasniqin përzgjedhës i Kombëtares U19, me Arsim Abazin përzgjedhës i Kombëtares U17 të meshkujve, me Kushtrim Munishin përzgjedhës i Kombëtares U19 të femrave si dhe Arben Simitçiu përzgjedhës i Kombëtares A futsall”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)