Felix mund të mbetet te Atletico Madridi

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 17:03
Felix mund të mbetet te Atletico Madridi

Spekulimet rreth të ardhmes së Joao Felix po vazhdojnë, teksa ende nuk ka asgjë konkrete rreth saj.

Portugezi thuhet se dëshiron të largohet pas prishjeve të raporteve me trajnerin, Diego Simeone, derisa shumë klube të mëdha kanë shprehur interesim për lojtarin

Premierliga mendohet të jetë destinacioni i tij më i mundshëm, me Arsenalin që thuhet se është favorit për të nënshkruar me sulmuesin.

Një transferim i përhershëm besohet se nuk ka gjasa të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Atletico Madridi kërkon mbi 100 milionë euro për shitjen e tij, por një marrëveshje huazimi është opsion.

Manchester United e Chelsea raportohet të jenë klubet tjera të interesuara për ish-sulmuesin e Benficas.

Megjithatë, presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, ka deklaruar se 23-vjeçari mund të mbetet ende në “Wanda Metropolitano”.

“Në jetë nuk ka asgjë të pamundur, por është normale që Joao Felix të qëndrojë në Atetico Madrid”, tha ai për “Carrusel Deportivo”.

Joao Felix me klubin spanjoll ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. 

(Kosova Sot Online)