Pse Icardi 'përqesh' Milanin dhe Fenerbahce

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 19:53
Pse Icardi 'përqesh' Milanin dhe Fenerbahce

Mauro Icardi shënoi në fitoren 3-0 të Galatasaray kundër Fenerbahce për të bërë një festim të njohur për tifozët e Interit dhe Milanit, ku ai ka citatin e tij të njohur “një tjetër derbi, por i njëjti tregim”

Sulmuesi argjentinas gjeti rrjetën në kohën shtesë në derbin e Stambollit të dielën dhe zgjodhi rrjetet sociale duke postuar një fotografi ku ai mban fanellën e tij derisa edhe njëherë feston ashtu sikurse festonte golat në derbin e Milanit.

Icardi ka shënuar pesë gola në 11 ndeshje kundër Kuqezinjve derisa ishte futbollist i Interit dhe nuk është koincidencë që ai postoi fotografinë me thënien e tij të njohur: Një tjetër derbi, i njëjti tregim”.

(Kosova Sot Online)