Pronari i Chelsea jep dorëheqje

  • A.P /
  • 09 January 2023 - 22:12
Pronari i Chelsea jep dorëheqje

Bashkëpronari i Chelsea, Todd Boehly ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si drejtor sportiv i përkohshëm, një rol që ai e mori që nga qershori i vitit 2022

Boehly është caktuar në këtë pozitë pasi ishte larguar një ndër fytyrat më kyçe deri atëherë, Marina Ganovskaia dhe Petr Cech u largua nga klubi pas një kohe të shkurtër. Përfshirë blerjet e fundit në janar, amerikani deri me tani ka shpenzuar 350 milionë funte në blerje të futbollistëve, por sipas asaj që raporton Telegraph që Boehly tani ka vendosur që të dorëheqet nga strategjia e transferove të Chelsea, duke caktuar për këtë pozitë Christopher Vivell dhe Paul Winstanley.

Boehly ka punësuar Vivell, që më parë ka punuar në RB Leipzig si drejtor i ri teknik i klubit në dhjetor, duke plotësuar pozitën e lënë nga Cech në verë. Winstanley ishte lajmëruar se ishte drejtor për zbulim të talenteve global dhe transfere në nëntor dhe mendohet që çifti do të udhëheqin tani biznesin e Bluve gjatë merkatos së janarit dhe merkatove të tjera.

(Kosova Sot Online)