Galtier konfirmon bisedimet për rinovimin e kontratës së Messit

  • S.A /
  • 10 January 2023 - 16:33
Galtier konfirmon bisedimet për rinovimin e kontratës së Messit

Christophe Galtier ka konfirmuar se janë duke vazhduar bisedimet për zgjatjen e kontratës së Lionel Messit.

Trajneri i Paris Saint-Germainit u paraqit sot në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes kundër Angers, ku mes tjerash foli edhe për sulmuesin argjentinas, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Ka diskutime, drejtuesit e klubit kanë biseduar me Leon mbi temën e një zgjatjeje – nuk e di në çfarë faze është”, tha fillimisht ai.

“Leo më duket i lumtur që është në Paris”, shtoi Galtier.

Më herët është raportuar se palët janë në bisedime për zgjatje të bashkëpunimit për së paku edhe një sezon.

Kontrata aktuale e 35-vjeçarit me parisienët skadon në fund të këtij sezoni. 

(Kosova Sot Online )